Flash

Plumba për një vend parkimi, arrestohet autori i plagosjes në Lezhë

Lapsi.al 11 September 2019
Plumba për një vend parkimi, arrestohet autori i plagosjes në

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e plagosjes më armë zjarri të 37 vjeçarit, Aleksander Dedgjonaj ndodhur mbrëmjen e 10 shtatorit në qytetin e Lezhës.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale S.D. vjeç 22, i cili fshihej në fshatin Troshan.

"Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

22-vjeçari dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, plagosi në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, për një vend parkimi.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI