Flash

Ambasada britanike: Të hetohet shit-blerja e votës

Lapsi.al 28 June 2019
Ambasada britanike: Të hetohet shit-blerja e votës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë përmes një deklarate është shprehur se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt.

Më tutje kërkohet që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi si dhe të hetohen të gjitha akuzat për korrupsion dhe shit-blerje votash.

Njoftimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë:

Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Gjithkush që angazhohet të dielën më 30 qershor duhet të luajë rolin e tij në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt. Çdo formë nxitje e dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit.

Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019, ne pamë demonstrata paqësore që mbështetnin valën demokratike dhe ne nxisim dhe parime të njëjta që duhen ndjekur edhe më 30 qershor.

Ne u kërkojmë udhëheqësve politikë të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj bllokade politike.

Vetëm nëpërmjet bisedimeve, Shqipëria mund të zgjidhë situatën aktuale politike dhe të përqendrohet në zhvillimin e një gjykate kushtetuese dhe të kryejë reformën zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it.

Duke ecur përpara, ne presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi në vazhdim dhe të vijojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin.

Të këshilluara

Kosovë, shfaqet tornado në Ferizaj

Një fenomen natyror tepër i rrallë është shënuar dje në Kosovë. Në stacionin e autobusëve të qytetit, ka ndodhur ajo që quhet nga meteorologët “tornado rrotullu...

16:34

Voltana Ademi: Jemi më keq se në 1997

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas incidenteve që ndodhën në Bushat, ka rea...

16:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI