Flash

Rama konfirmon Gjicin në Kukës: Po nuk morët kampionatin, merrni Bashkinë

Lapsi.al 5 April 2019
Rama konfirmon Gjicin në Kukës: Po nuk morët kampionatin, merrni

Ndërsa opozita nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, kryeministri Rama ka nisur të bëjë fushatë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë duke kërkuar fitoren, ndonëse deri më tani askush nuk është futur në garë.

Në kuadër të takimeve "Bashkia që duam”, Rama ka konfirmuar në Kukës si kandidaturë presidentin e ekipit të futbollit të këtij qyteti, Safet Gjicin.

“Ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që nuk janë bërë. Duhen 4 muaj për të marrë leje për spitalin. Qeveria vendos fondin për të ndërtuar një pjesë të domosdoshme si infrastrukturë dhe 4 muaj për të marr leje, nuk e kam kuptuar akoma arsyen, por faktikisht kemi humbur 4 muaj.” tha Rama duke shtuar se kandidatin për Bashkinë e zgjodhi mes kuksianëve.

“Kandidatin nuk e solla unë e gjetëm mes jush. Ja ku e keni. Po s’fituat kampionatin të paktën fitoni Bashkinë", u shpreh Rama.

Të këshilluara

Amber Rose shtatëzënë për herë të dytë

Amber Rose është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Modelja 35-vjeçare e bëri njoftimin përmes një postimi në Instagram, ndërsa publikoi një foto ku tregonte b...

14:03

Pse Rama po e shmang Blerina Gjylametin?

Pak ditë pasi në disa nga mediat u përhap fjala se në Kongresin e PS, Edi Rama është përplasur me deputeten Blerina Gjylameti, ajo sot është larguar edhe nga dr...

15:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI