Flash

Pasi e akuzuan se uli çmimet e produkteve kozmetike në bashkëpunim me Jordy, flet Kylie Jenner

Lapsi.al 1 April 2019
Pasi e akuzuan se uli çmimet e produkteve kozmetike në

Jordyn Woods dhe Kylie Jenner kanë qenë të pandashme derisa u bë publik skandali i madh i tradhtisë mes 21-vjeçares dhe Tristan Thompson i cili ka qenë partneri i Khloe Kardashian.

Jo vetëm që u shkatërrua një familje, por edhe një shoqëri e cila ka zgjatur për vite me radhë u ndërpre në mes.

Fillimisht pasi gjithçka u bë publike, Kylie e dëboi nga shtëpia e saj Woods dhe më pas ndodhi diçka që u përfol në gjithë rrjetin.

Produktet e kozmetikës për të cilat bashkëpunuan dy ish-shoqet e ngushta, linja e të cilave quhet “Jordy Lip Kit”, patën një ulje drastike të çmimeve, nga 27$ në 13.50$.

Pas kësaj, të gjithë gishtat filluan të drejtoheshin nga Kylie! Shumë persona ndanin mendimin se ajo uli çmimet si shenjë hakmarrjeje ndaj Jordyn.

Mirëpo përgjatë një interviste për “The New York Times” bukuroshja e cila është nënë e një vogëlushjeje të quajtur Stormi, ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen lart e poshtë: “Nuk është në karakterin tim. Nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë dhe kur e pashë që çmimet ishin ulur, u befasova!”

Rikujtojmë se pas skandalit, dy ish-mikeshat e ngushta kanë pasur shumë pak komunikim me njëra-tjetrën, ka raportuar një burim për “People”.

Të këshilluara

Pse Rama po e shmang Blerina Gjylametin?

Pak ditë pasi në disa nga mediat u përhap fjala se në Kongresin e PS, Edi Rama është përplasur me deputeten Blerina Gjylameti, ajo sot është larguar edhe nga dr...

15:58

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në QTU

Ne kinemane me moderne te momentit, me risi teknologjike bashkekohore dhe nje kapacitet total prej 600 vende, hap sot dyert per komedine e shumepritur, Dy Gisht...

16:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI