Flash

Baba Taku sulmon Ramën nga e majta: Po bën punën e ballistëve

Lapsi.al 2 April 2019
Baba Taku sulmon Ramën nga e majta: Po bën punën e

Ish deputeti i LSI-së që është rikthyer tek socialistët, Spartak Braho ka fshikulluar sot kryeministrin se në këtë vit të 75 vjetorit të çlirimit, ai ka përqafuar filozofinë e kolaboracionistëve. Gjatë një interviste për gazetën DITA, Braho i cili është përfshirë në një polemikë me shkrimtarin Agron Tufa ka thënë: "kam dalë kundër aktit të kryeministrit Edi Rama për të nderuar kryekolaboracionistin Mit’hat Frashëri disa muaj më parë. Gjej rastin të shpreh sërish pakënaqësinë me sjelljen e Kryeministrit në qëndrimin që po mban në këtë vit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut. Nuk shikoj asnjë shenjë reflektimi nga qeveria, nuk shikoj asnjë program".

Përpos varrimit me nderime të kreut të Ballit Kombëtar, deputeti socialist, është shprehur edhe kundër hapjes së muzeve me bunkerë, që kanë shpërthyer në Tiranë në kohën e qeverisjes së majtë. "Unë kam dalë hapur kundër projekteve të kësaj natyre… " ka thënë ai, duke shtuar: "Partisë Socialiste mund t’i kushtojë kjo neglizhencë… "

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse Rama po e shmang Blerina Gjylametin?

Pak ditë pasi në disa nga mediat u përhap fjala se në Kongresin e PS, Edi Rama është përplasur me deputeten Blerina Gjylameti, ajo sot është larguar edhe nga dr...

15:58

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në QTU

Ne kinemane me moderne te momentit, me risi teknologjike bashkekohore dhe nje kapacitet total prej 600 vende, hap sot dyert per komedine e shumepritur, Dy Gisht...

16:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI