Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kreu i Apelit të Krimeve të Rënda me probleme me pasurinë dhe lidhje të dyshimta

Lapsi.al 4 April 2019
Kreu i Apelit të Krimeve të Rënda me probleme me pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit akuzoi drejtuesin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petkun, se kishte fshehur pasurinë, kishte kryer deklarim të rremë dhe kishte kontakte të papërshtatshme.

Këtë të martë, KPK-ja zhvilloi seancën dëgjimore me kryegjyqtarin, ndërsa hetimi për të ishte kryer në të tria kriteret e rivlerësimit, për të cilat ishin konstatuar probleme. Nga ana tjetër, gjyqtari i rrëzoi këto pretendime, duke thënë se ato janë të pasakta, si për pasurinë, ashtu edhe për dy kriteret e tjera. Ndërkohë, ka qenë një raporti i dorëzuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që ngrinte dyshime se Petku kishte kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

“Janë siguruar edhe informacione për përfshirje në korrupsion pasiv në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore”, tha Pine, ndër të tjera. Kjo e fundit, teksa relatoi raportin e DSIK-ut, shtoi se janë konstatuar të dhëna për djalin e gjyqtarit Petku, ku ngriheshin dyshime se mund të vihej nën presion nga krimi i organizuar. Këto përfundime të DSIK-ut dhe Komisionit u kundërshtuan nga Petku, i cili vuri në dyshime punën e Drejtorisë, duke e cilësuar flagrante sjelljen e institucionit përkatës për dorëzimin e dy raporteve me përfundime të kundërta. Gjyqtari tha se njëri prej dy raporteve duhet të jetë i paligjshëm.

“Ose i pari është i paligjshëm, ose i dyti”, u shpreh Petku, ndërsa shtoi se hetimi për figurën është bërë përtej afatit ligjor. Nga hetimi, probleme u konstatuan edhe me pasurinë e gjyqtarit, ku Komisioni ngriti dyshime për fshehje, deklarim të rremë dhe mosmbulim me të ardhura të ligjshme të pasurisë së tij. Përpos raportit negativ të ILDKPKI-së, relatortja tha se KPK-ja kishte kryer një hetim të thelluar, ndërsa renditi disa prej pasurive në pronësi të Fehmi Petkut, të hetuara nga Komisioni. Kështu, drejtuesi i Apelit për Krime të Rënda ka në pronësi një truall 270 metra katrorë dhe banesë trekatëshe me papafingo të ndodhur në lagjen “Aldi Demi” në Tiranë, me pjesë takuese një të katërtën.

Një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katrorë, e blerë në gusht të vitit 1996 në shumën e 6 milionë lekëve dhe një tjetër sipërfaqe 2000 metra katrorë, blerë për 3 milionë lekë. Në bashkëpronësi me persona të tjerë, Petku ka edhe një truall 1600 metra katrorë dhe një ngastër toke bujqësore me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë. Ndërsa relatoi një sërë problemesh, ndër të tjera edhe gjetjen e gjyqtarit në kushtet e konfliktit të interesit, relatorja Pine u shpreh se Petku nuk kishte burime të ligjshme për pasuritë e deklaruara. “Duket se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive”, u shpreh relatorja Xhensila Pine.

MBROJTJA

Teksa pretendoi se ka deklaruar pranë ILDKPKI-së çdo pronë, konkretisht bashkëpronësinë për tokën në Kukës, truallin dhe banesën tek “Ali Demi”, tokën në Sauk dhe tri banesat që ndodhen aty dhe tokën në Vaqarr, gjyqtari sqaroi se një pjesë e tyre kanë qenë të trashëguara. Petku shpjegoi më tej se familja e tij ishte persekutuar politikisht dhe ishte internuar pas arratisjes së xhaxhait në vitin 1967. “Kemi jetuar shtatë persona në një ambient, pa energji elektrike dhe pa ujë, që gjendej një orë larg nga zonat e banuara”, tregoi Fehmi Petku.

Ky i fundit deklaroi se ishin të detyruar të punonim në punë të vështira, në miniera e ndërtim pasi kishin shkuar në Kukës. “Si punë të rënda, ato paguheshin më mirë dhe të ardhurat e familjes në atë kohë ishin nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”, tha gjyqtari. Sipas tij, me këto të ardhura mund të bliheshin troje dhe të ndërtohej.

Të këshilluara

Pse Rama po e shmang Blerina Gjylametin?

Pak ditë pasi në disa nga mediat u përhap fjala se në Kongresin e PS, Edi Rama është përplasur me deputeten Blerina Gjylameti, ajo sot është larguar edhe nga dr...

15:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI