Flash

Opozita sot sërish para Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë

Lapsi.al 21 March 2019
Opozita sot sërish para Kuvendit, çfarë pritet të

Punimet  Kuvendit këtë të enjte do të shoqërohen sërish me protesta opozitare.

Seanca e Parlamentit do të nisë në orën 10.00, ku pritet të betohen sërish disa deputetë të rinj që marrin mandatet e lëna nga opozita.

Paralelisht me seancën, opozita do të protestojë jashtë godinës së Kuvendit.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për protestën e sotme. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës që iu është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Policia ka kaluar në gatishmëri dhe ka bllokuar disa rrugë që të çojnë tek kjo godinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI