Flash

Autobusi përplaset me një makinë, plagosen 8 persona në Tepelenë

Lapsi.al 21 March 2019
Autobusi përplaset me një makinë, plagosen 8 persona në

Paraditen e sotme, në aksin Tepelenë – Krahës, një autobus i linjës Sarandë-Elbasan u përplas me një makinë tip ‘Volsvagen”.

Nga përplasja, të lënduar kanë mbetur një çift të rinjsh, të fejuar, nga fshatrat e Tepelenës, që udhëtonin me makinën. Raportimi më i fundit ishte për gruan në gjendje të rëndë. Të aksidentuarit janë dërguar drejt spitalit të Gjirokastrës.

Ambulancat e Gjirokastrës ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje. Raportimet e para në spital flasin për rreth 8 persona të plagosur që mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda. Akoma nuk ka konfirmim zyrtar për viktima.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI