Flash

Basha mbyll protestën: E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar, Rama është në panik

Lapsi.al 16 March 2019
Basha mbyll protestën: E sotmja hyri në historinë tonë

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD përpara protestuesve tha se dita e sotme hyri në histori. Ai kishte edhe një thirrje në anglisht për të gjithë ndërkombëtarë.

Pjesë nga fjala e Bashës.

E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar. Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarë të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa.

Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.

Duart e gjata të krimit që dhunojnë baballarët dfhe nënat tanë do të japin përgjegjësi para ligjit. Për këtë zotohem sot para jush. E gjitha Shqipëria dhe Bota sot kanë parë vendosmërinë e një Shqipëria të bashkuar për vlera evropiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.

Pa ju o viganë mbrojtës së lirisë dhe demokracisë , ky vend do të ishte rreshtuar krah vendeve pa të ardhme. Ne do ta hedhim në lumë rrugën e mbrapsht të Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Ishim shumë në 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot në 16 mars.

16 shkurti hapi rrugën dhe nuk do të ndalojë kurrë. Mos e dëgjoni autokratin Edi Rama dëgjoni zërin e qytetarëve. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë, në çdo fshat derisa ta çlirojmë vendin nga kriminelët, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 jave që nuk gjen vrimë ku të futet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme. Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, shkohet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Të këshilluara

Foto/Policia nxjerr autoblindat në bulevard

Bulevardi qëndror i zbrazur nga protestuesit që kanë shkuar drejt oarlamentit është populluar nga autoblindat e policisë që po vijnë nga sheshi nënë tereza drej...

13:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI