Flash

Basha 'kërcënon' Ramën për Teatrin: Minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv

Lapsi.al 28 July 2018
Basha 'kërcënon' Ramën për Teatrin: Minat dhe

Pasi presidenti Ilir Meta e riktheu ligjin për shembjen e godinës sërish në Kuvend, vjen një reagim nga Lulzim Basha.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha sulmon Ramën, ndërsa shton se ai për qëllim vetëm ndërtimin e kullave. Ai vazhdon me paralajmërimin e tij se kullave do tu vendosen minave. Kryetari i PD ka treguar përmes një video se si sipas tij do te vidhet prona e Teatrit dhe prona publike për t’u ndërtuar kulla.

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë. Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës. Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!” – shkruan Basha.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI