Flash

Zjarret në Shqipëri, a jemi të rrezikuar gjatë gushtit?

Lapsi.al 26 July 2018
Zjarret në Shqipëri, a jemi të rrezikuar gjatë gushtit?

Duke marrë shkas nga situata e krijuar në Europë javët e fundit nga zjarret, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se situata në Shqipëri pritet të jetë relativisht e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të muajit Gusht.

Javët e fundit, zjarre të fuqishme kanë përfshirë pyje në Britaninë e Madhe dhe Suedi, ndërsa në Greqi ato u kanë kushtuar jetën të paktën 85 personave.

IGJEUM thotë se në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse vera është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive.

“Situata në vijim pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të Gushtit: territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të Gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI