Flash

Kërkonte parcelat me kanabis, bie në humnerë polici i Antidrogës

Lapsi.al 26 July 2018
Kërkonte parcelat me kanabis, bie në humnerë polici i

Polici po kontrollonte për parcela të mbjella me kanabis, kur mendohet të ketë rrëshqitur dhe të ketë rënë. Ai ka rënë në një pjerrësi rreth 200 metër të thellë.

Sapo është dhënë informacioni, drejt vendngjarjes është nisur një helikopter i Ministrisë së Brendshme, për ta transportuar drejt Tiranës. Por për shkak të terrenit, ulja e helikopterit është e vështirë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në helikopter ndodhet ekipi mjekësor, ndonëse ende nuk dihet gjendja shëndetësore e policit.

“Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë në gatishmëri për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Shëndetësia dërgon helikopterin për policin e plagosur, por terreni i vështirë nuk e ka mundësuar uljen pranë vendit të ngjarjes. Ndaj prej 30 minutash ekipi mjekësor po ecën në këmbë drejt vendngjarjes dhe mësohet se sapo ka mbërritur pranë policit të plagosur, i cili pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI