Flash

Reforma në Drejtësi/ Kryemadhi: Të huajt të ndihmojnë, jo të bëhen patericë e qeverisë së krimit

Lapsi.al 26 July 2018
Reforma në Drejtësi/ Kryemadhi: Të huajt të ndihmojnë,

‘E gjithë propaganda qeveritare për suksesin imagjinar të Reformës në Drejtësi nuk është gjë tjetër veçse këmbana e alarmit për kufomën e drejtësisë shqiptare, që Edi Rama dhe një grusht ndërkombëtarësh na bënë peshqesh në vend të një reforme që do të përmirësonte sistemin.’ – kështu shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë shpërndarë mediave.

Në vijim Kryemadhi shprehet se ajo që nisi si një gjueti shtrigash për orët dhe çantat e prokuroreve dhe gjykatësve u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm, që as më pak e as më shumë kishin prishur pazaret e qeveritarëve dhe jo vetëm.

‘Pjesa dërrmuese e politikës, përfshirë dhe mua personalisht besuam dhe votuam se kjo reformë do të funksiononte. Por kë besuam realisht? Besuam Edi Ramën dhe një grusht ndërkombëtarësh që “i paguhen prurësit më të parë”, që sot në ikje e sipër na lanë veç standardeve të dyfishta në përzgjedhjen e atyre që mbeten apo ikin nga sistemi, një Shqipëri aspak më të mirë se ajo që gjetën kur erdhën këtu.E vetmja ndjesi që më jep ky proces është neveria e thellë për të gjithë ata që për vite me rradhë i nëpërkëmbën dhe i përçmuan shqiptarët. Dhe këtë herë për fatkeqësinë tonë, e bënë në bashkëpunim me Edi Ramën, projektuesin dhe zbatuesin e Reformës kufomë të Drejtësisë , që sot me bekimin e disa ndërkombëtarëve mendon se mund të ketë çdo pushtet në dorë. Kulaçin me helm që gatuan për shqiptarët më kot pretendojnë se do na i servirin në tavolinë si vakt të gatshëm. Shqipëria është vend sovran dhe si e tillë fatet e vendit i kanë në dorë vetë shqiptarët. Në rastin më të mirë të huajt i mirëpresim të na ndihmojnë, por jo te bëhen patericë e qeverisë së krimit e drogës. Që është pjesë e çdo raporti ndërkombëtar për zullumet e veta, por që çuditërisht vetëm disa të huaj që janë këtu nuk i lexojnë këto raporte.” – u  shpreh Kryemadhi në deklaratën e saj.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI