Flash

Tragjedi në Greqi, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës

Lapsi.al 24 July 2018
Tragjedi në Greqi, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga

Ndërsa zjarret rreth Athinës po vazhdojnë për të dytën ditë, bilanci deri më tani rezulton tepër tragjik. Mediat greke flasin per 50 te vdekur dhe mbi 150 persona te plagosur. Trupat e fundit pa jetë u nxorën nga deti, deri dhe 4 milje nga brigjet e Rafinas, në orët e para të këtij mëngjesi.

Ndërkohë, dyshohet se bilanci përfundimtar do të përfshijë më shumë të vdekur, pasi pranë shërbimeve përkatëse janë bërë dhjetra telefonata nga të afërm për të deklaruar persona të zhdukur. Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki. Ata ishin bllokuar për shkak të flakëve në banesa apo makina, apo u përpoqën të largohen nëpërmjet detit, ku u mbytën.

Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe. Nga të dhënat e deritanishme, numri i të plagosurve ka shkuar në 150, 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë edhe 16 fëmijë, me djegie apo lëndime të tjera. Me agimin e ditës forcat ajrore kanë nisur sërish operacionit.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që u përgjigj menjëherë. Avionë zjarrfikës nga Spanja dhe efektiva nga Qipro pritet t’u bashkohen operacioneve. Presidenca e Republikës njoftoi se anullohet pritja e sotme që jepet tradicionalisht çdo 24 korrik, me rastin e vendosjes së Demokracisë në Greqi.

Të këshilluara

Ndërron jetë i aksidentuari në Korçë

Ka ndërruar jetë në spital i aksidentuari i para pak orëve në qytetin e Korçës. Raqi Meraj ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga përplasja. M...

21:15

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI