Flash

Tentoi t'i ikte policisë, 37-vjeçarit kapet me mbi 30 mijë euro në makinë

Lapsi.al 22 July 2018
Tentoi t'i ikte policisë, 37-vjeçarit kapet me mbi 30 mijë

Kryeneçësia ndaj Policisë i ka kushtuar 30 mijë euro një 37-vjeçari nga Fieri.

K.B. nuk i bind urdhërit të policit rrugor për të ndaluar, por ai u ndoq dhe u kap duke ngjallur dyshime për ç'ka fshihet në makinën e tij. Surpriza ka qënë e madhe për policët e Fierit. Ai fshihte 30 450 euro në makinë, për të cilat nuk diti të thoshte se ku i kishte gjetur.

"Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi K.B, 37 vjeç, banues në Fier. Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur "Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 450 euro, për të cilat nuk dha shpjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal." 

Të këshilluara

(VIDEO) Policët filmohen duke marrë para

Video më poshtë, ku policë rrugorë duket se marrin para në këmbim të mos ndëshkimit për shkeljen e rregullave të qarkullimit është postuar nga Sali Berisha. ...

22:22

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI