Flash

Shpërthejnë tubat e gazit në një banesë, shpëtohet vajza e mitur

Lapsi.al 21 July 2018
Shpërthejnë tubat e gazit në një banesë, shpëtohet

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Bashkinë Finiq, në Sarandë. Ngjarja kë ndodhur rreth orës 20:00, në një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e quajtur “SMT”.

Shkak për zjarri dyshohet se është bërë shpërthimi i disa tubave që lidhnin bombolën e gazit, që ndodhej në ballkon, me sobën e gatimit në kuzhinë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, në banesa ndodhej vajza 13-vjeçare, e cila doli menjëherë në ballkon, aty ku ndodhej edhe bombola e gazit.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Finiq, bëri të mundur të shuhej zjarri, dhe të shpëtonin vajzën 13-vjeçare.

Nga zjarri pati vetëm dëme materiale, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI