Flash

Protesta e banorëve në Bulqizë, ministri i Ramës del kundër koncesionit (FOTO)

Lapsi.al 21 July 2018
Protesta e banorëve në Bulqizë, ministri i Ramës del

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi shkoi sot në Bulqizë për të takuar dhe mbështetur banorët që protestojnë kundër prerjes së pyllit pranë zonës së tyre nga një kompani që ka marrë koncesion në vitin 2015 nga ministria e Bujqësisë për shfrytëzimin e tokave pyjore aty.

"Do verifikoj kontratën. Si qytetar jam me ju, si ministër do ndjek procedurat ligjore për verifikimin dhe pezullimin e kontratës.” – deklaroi ministri Klosi. Ai tha se do verifikohet si është dhënë konktrata. “Paçka se pylli është në pronësi të pushtetit lokal dhe tashmë kontratën duhet ta implementojë kryetari i bashkisë, unë do kërkoj në bazë të inspektimit që ka bërë Inspektorati i Mjedisit, pezullim të kontratës. Ju falënderoj se keni bërë një mision shumë të madh, atë të mbrojtjes”, tha Klosi mes banorëve që brohoritën deklaratën e tij.

Protestës dje iu bashkuan edhe Ismail dhe Gjetan Keta, kampionët e Tai dhe Kick Box. Bashkë me banorët fshatrave të Bulqizës dy sportistët e njohur kundërshtojnë vendimin për t’ia dhënë pyjet në shfrytëzim kompanive private. Natën bëjnë roje në pyll dhe ditën protestojnë.

“Nuk jam Ismail Keta në këtë rast, jam protestues, ashtu si gjithë bulqizakët, për të drejtën e vendlindjes sime, siç duhet të jetë çdo qytetar i ndershëm dhe shqiptar i vërtetë. Është kënaqësi të ngrihen fabrika dhe të krijohen mundësi për punëtorë në vendlindjen time, por jo të shkatërrohen pyjet për interesa private. Respekt për bashkëfshatarët e mi që treguan qytetari, durim, por dhe këmbëngulje, duke treguar që pronën, shpresën e fëmijëve tanë, nuk mund ta shkatërrojnë bandat”, u shpreh Ismail Keta ditën e djeshme.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI