Flash

Negociatat Athinë-Tiranë, Kotzias ka një porosi për opozitën në të dy vendet

Lapsi.al 21 July 2018
Negociatat Athinë-Tiranë, Kotzias ka një porosi për

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka shprehur shpresën që opinioni publik dhe politik në vend të tregojë më shumë pjekur lidhur me negociatat që po zhvillon Athina me Tiranën.

“Besoj se populli ynë po mësohet dalëngadalë të mbështesë zgjidhjet dhe jo problemet. Rrjedhimisht kam shpresën që të ketë një pjekuri më të madhe ndaj zgjidhjes së problemeve që kemi me Shqipërinë”.

“Ne duam miqësi ndërmjet popujve dhe një politikë bashkëjetese paqësore ndërmjet shoqërive tona. Personalisht gjithmonë mburrem me studentët e mi shqiptarë në Universitetin e Pireut që tashmë janë bërë pedagogë në vendin e tyre”, nënvizon Kotzias në një intervistë për të përditshmen greke “Efimerida ton Sintakton”.

Ministri i jashtëm grek ka vënë në dukje se problemet më Shqipërinë datojnë madje që prej 90 vjetësh. “Shkaku që këto probleme janë të pazgjidhura është se ato u shfaqën pas përfundimit të luftës së ftohët dhe gjithashtu se qeveritë e mëparshme, edhe kur deshën të zgjidhnin ndonjë prej tyre, mbetën në rrugë”, vëren Kotzias.

Dhe vazhdon: Le të marrim çështjen e ligjit të luftës. A mund të shtiremi akoma se jemi dy vende në gjendje lufte? Opozita në të dy anët e kufirit përpiqet të shfrytëzojë ndjenjat e qytetarëve. Riprodhon shabllone negative dhe paragjykime ndërmjet popujve.

Sa i përket marrëveshjes Athinës Shkup dhe hartës rrugore për implementimin e saj, Kotzias ka thënë se pala greke pret që qeveria në Maqedoni të fitojë referendumin dhe votimin për ndryshimin e kushtetutës. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar një maxhorancë në favor të marrëveshjes kur të votohet në parlamentin grek”.

“Duam që bashkarisht të përballojmë retorikën e urrejtjes, sepse duam të jetojmë në pyaqe me popullin e vendit fqinj”, ka përfunduar Kotzias./ora news

Të këshilluara

Athinë, gruaja shqiptare kapet me kokainë

Një grua 48 vjeçe është arrestuar të premten (20 korrik) pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë. Sipas medi...

10:17

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI