Flash

Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, Gjykata e Lartë regjistron rekursin

Lapsi.al 21 July 2018
Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, Gjykata e Lartë regjistron

Gjykata e Lartë ka regjistruar në shqyrtim ankimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkon sërish masën e sigurisë me burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, regjistrimi i rekursit është bërë më datën 18 korrik 2018, ku prokuroria kërkon "Caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg" për personin nën hetim, Saimir Tahiri.

Rekursi në Gjykatën e Lartë, u paraqit nga prokuroria pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm që hetohet për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj nga Vlora dhe për shpërdorim detyre.

Masa e arsetit me burg ishte kërkuar nga prokuroria edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për ish-ministrin Tahiri, por togat e zeza, më 12 maj të këtij viti, refuzuan burgosjen e ish-ministrit duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Ish-zyrtari qëndroi në këtë masë vetëm për dy javë, pasi Gjykata e Apelit e shfuqizoi atë duke e lënë të lirë Saimir Tahirin pa masë sigurimi.

 

Të këshilluara

Athinë, gruaja shqiptare kapet me kokainë

Një grua 48 vjeçe është arrestuar të premten (20 korrik) pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë. Sipas medi...

10:17

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI