Flash

Ministri gjerman apel opozitës për votimin e ligjit të magjistraturës

Lapsi.al 22 July 2018
Ministri gjerman apel opozitës për votimin e ligjit të

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth i ka bërë një apel politikë shqiptare që të marrin përgjegjësitë dhe mos rrezikojne anëtarësimin ne BE.

"Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE.

Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor solid, për krijimin e një drejtësie të pavarur dhe sikurse një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me procesin e ashtuquajtur të vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.

Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, tregon që njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze në përpjekjet e veta dhe në krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie.

Këto reforma duhet të ndiqni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave. Nëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent, por njëkohësisht edhe strikt mbërrin në momentin kur na duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar do të duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi edhe gjykatës apo prokurorë të rinj që me ekspertizën e tyre të përmbushnin këto boshllëqe.

Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të rëndësishme të jetës.

Ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm për Shqipërinë kërkon një masë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe duhet të jetë masa e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e opozitës.

Unë i drejtoj një apel politikanëve përgjegjës të Shqipërisë që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE" tha Roth.

Qëndrimi i Roth duket se ka të bëjë me refuzimin e opozitës për të votuar ligjin e magjistratureës, në një kohë kur asnjë nga institucionet e drejtësisë nuk janë ngritur si KLGJ, KLP apo KED.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI