Flash

Në shtëpinë e 31-vjeçares nga Mallakastra, ku jetonte grabitësja, nënë e një fëmije

Lapsi.al 22 July 2018
Në shtëpinë e 31-vjeçares nga Mallakastra, ku jetonte

Një 31-vjeçare nga Visoka e Mallakastrës dhe një 22 vjeçar nga Belina e Patosit u arrestuan nga policia pasi kishin vjedhur me armë tre pika të shitjes së karburanteve.

Anna Malaj 31 vjeçe, nëna e një djali 12-vjeçar të lindur në Athinë, është ndaluar nga policia e Fierit si autore e dyshuar në vjedhjen me arme të 30 mijë lekëve në Levan dhe tentativën e grabitjes se dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër. Policia njoftoi se ajo bashkëpunonte me kushëririn e saj 22-vjeçar, E. G., i cili është shpallur në kërkim.

Të armatosur me armë gjahu, gjatë muajit korrik, ata shkonin në orët e vona të natës në pika të ndryshme të shitjes se karburanteve dhe nën kërcënimin e armës u kërkonin punonjësve tu jepnin paratë.

"Të dy këta shtetas (Kushërinj), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen ‘1 Maji’ Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Sipas punonjësve të karburantit, Anna Malaj dhe Emiljano Grembi kanë parkuar mjetin e tyre në anë të rrugës nacionale Levan-Fier, pranë pikës së karburantit.

Kanë dalë të dy nga makina dhe kanë shkuar drejt ambienteve të karburantit. 22-vjeçari me arme në dorë ka kërcënuar punonjësin dhe me pas ka shkuar në lokalin ku gjendej kasaforta të cilën e ka shqyer me dorë dhe ka marrë gjithë paratë që gjendeshin aty.

Sipas punonjësve të karburantit, i riu shoqërohej gjatë gjithë kohës nga një vajzë që sipas policisë është 31 vjeçarja e ndaluar, Anna Malaj.

Vila tre katëshe siç shihet edhe nga pamjet ndodhet në fund të një rrugice, në majë të një kodre, por dera e saj mbyllet me shpejtësi. Askush nuk do të flasë dhe të komentojë për veprimet e Annës.

Ndonëse familjarët kyçën gojën, banorë të fshatit i kanë thënë gazetarit të News 24 se prej kohësh prindërit e saj jetonin në Greqi.

https://www.youtube.com/watch?v=1qqAvZLZx9I&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI