Flash

Bashkia reagon për tenderin 100 milion lekësh të uniformave të policisë

Lapsi.al 22 July 2018
Bashkia reagon për tenderin 100 milion lekësh të uniformave

Bashkia e Tiranës ka reaguar duke i cilësuar si të pavërteta deklaratat e bëra nga zëdhënësja e PD-së në lidhje me dhënien e një tenderi një kompanie me detyrime tatimore të papaguara.

Bashkia e Tiranës sqaron se kur është bërë tenderi të cilit i referohet Partia Demokratike në deklaratën e saj, kompania në fjalë ka rezultuar pa detyrime në tatime.

“Sipas këtij institucioni këtë e vërteton edhe vërtetimi që kjo kompani ka dorëzuar së bashku me dokumentet”, thuhet në reagimin e Bashkisë, që prezanton dhe dokumentin në fjalë.

Po bashkia e Tiranës nuk ka reaguar për një fakt tjetër të denoncuar nga selia e PD-së, se si shpjegohet që kompania me vetëm 1 të punësuar të qepë mbi 4 mijë artikuj.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1974359349281903/

"Është fakt se kompania “Vojsava Zenelaj”, ka të deklaruar vetëm 1 të punësuar, ndërkohë që i duhet të qepë për 1 muaj mbi 4 mijë artikuj.

Thënë ndryshe, i vetmi person që ka kompania duhet të qepë në ditë 116 kostume, pantallona, pulovra, këmisha dhe këpucë! Pra, të mos flejë për 35 ditë rresht dhe për çdo orë të qepë të paktën 4 kostume dhe 1 palë këpucë!

Vjedhje më të hapur se kjo e 100 milionë lekëve vetëm në Bashkinë e Erion Veliajt mund të gjendet!" tha zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI