Flash

Ironia e revistës “Time”/ Trump dhe Putin janë një person i vetëm

Lapsi.al 19 July 2018
Ironia e revistës “Time”/ Trump dhe Putin janë një

Tema kryesore e trajtuar nga revista e njohur amerikane “Time” ishte padyshim debati që pasoi takimin e bujshëm mes presidentëve Trump dhe Putin në Helsinki. Në edicionin që del në 30 korrik, “Time” ka bërë një ironi me krerët e shteteve të Rusisë dhe SHBA-ve duke i konsideruar ata një person të vetëm. Imazhet e Trump dhe Putin janë shkrirë në një.

“Time” e quan një dështim takimin mes Trump dhe Putin. Në konferencën për shtyp, Trump doli kundër shërbimeve sekrete amerikane duke pranuar pretendimin Putin se Rusia nuk ndërhyri në fitoren e tij në 2016-ën.

“Nuk shoh pse duhet të ketë qenë Rusia” – tha Trump që një ditë më pas e korrigjoi në “Nuk shoh pse nuk duhet të ketë qenë Rusia”. “Time” shkruan se kjo është njëlloj si të vendosësh në reverse videon e një personi që bie nga shkallët dhe të thuash: “E shihni! Ai po i ngjit shkallët”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI