Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

Përplasja me armë në Radhimë, Gaqo Gjini grabiti bankën në Vlorë

Lapsi.al 19 July 2018
Përplasja me armë në Radhimë, Gaqo Gjini grabiti bankën

Gaqo Gjini, 38-vjeçari që u arrestua pasditen e sotme në Radhimë pasi u konfliktua me policinë duke provouar të shtëna me armë nga këto të fundit, ka qenë i përfshirë në vjedhjen e bankës BKT në Vlorë dy vite më parë.

Ai, së bashku me Lorenc Gjinin dhe Konstandinos Shakajn, vodhën bankën BKT në lagjen “Hajro Çakërri” më 11 korrik, në Vlorë.

Sipas inventarit të mbajtur nga ana e auditit të bankës atëhere, rezultonte se autorët mundën të marrin prej 6 milionë lekë të reja dhe 33.695 euro.

Lorenc Gjini dhe Konstandinos Shakaj u vunë në pranga, ndërsa Gaqo Gjini jo.

Sot, policia në bashkëpunim me RENEA-n shkuan në banesën e tij t’a arrestonin. Ai tentoi të qëllonte me thikë një efektiv dhe ky i fundit e plagosi me armë zjarri në këmbë. Gjini u shtrua në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

E shtëna krijoi panik tek pushuesit në Radhimë, në mes të sezonit turistik.

Sipas njoftimit të policisë, Gjini kërkohej për ''Plagosje e rëndë me dashje'', ''Kundërshtim i punonjësve të policisë'', dhe ''Armëmbajtje pa leje''.

©LAPSI.AL 

Video nga Radhima sot: 

[video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/video-radhime_2-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI