Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

15 mijë euro borxh për drogën, konflikti që çoi në vrasjen e laçianit

Lapsi.al 19 July 2018
15 mijë euro borxh për drogën, konflikti që çoi

34-vjeçari Kejsi Hysa u vra për drogë dhe u varros në një parcelë me hashash. Këto detaje i ka dhënë vetë bashkëpunëtori në vrasje Hysni Ramaj, i cili u la nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krujës. Gjatë deklarimit në polici, Ramaj tregoi se konflikti mes Kejsi Hysës dhe tij ka ndodhur sepse ky i fundit i kishte lënë në ruajtje 50 kg kanabis të cilat autori Ramaj i kishte humbur. Për sasinë e kanabisit të humbur, Hysa i kërkonte 15 mijë euro dhe për t’ia kthyer e kërcënonte Ramajn se do i merrte shtëpinë e gjithçka kishte.

“News 24” ka arritur të zbardhë detaje nga krimi i rëndë. Në rrëfimin para policëve, Ramaj tregon se ditën e ngjarjes se bashku me Agron Tufën po punonin tek një parcelë me hashash e cila ndodhet në një vend të shpyllëzuar pranë varrezave te fshatit Shelqetit. Kanë telefonuar Kejsi Hysën dhe i kanë thënë të vijë të marrë borxhin. Një orë pas telefonatës Keisi mbërriti tek ata me makinën e tij Golf 5, me ngjyre gri. Ramaj i ka dorëzuar Hysës 1 milion lekë të vjetra dhe i ka thënë se pjesën tjetër të parave nuk e kishte. Kjo ka sjellë debat mes tyre dhe Kejsi Hysa i ka ofenduar 2 kushërinjtë.

Po sipas rrëfimit të Ramajt, Hysa e kërcënoi atë me pistoletë duke e drejtuar të hyjë më në brendësi të parcelës me hashash. Hysni Ramaj tha para uniformave blu se ka ecur para, tek rrugica qe hynë për ne parcele qe është rreth 3-4 metra dhe sapo është futur ne parcele ka dëgjuar një të shtënë dhe më pas ka parë Agronin me një pushkë 20-she në dorë, ndërsa Keisi kishte rënë në tokë rreth 2 metra larg tij, të rrugicë që të çonte në parcelë. Pasi janë qetësuar bashkë me Agronin kanë vendosur që ta groposnin Keisin tek parcela e hashashit. Me veglat e punës kanë hapur një gropë. Fillimisht e kontrolluan se çfarë kishte me vete Keisi, të cilit i kanë gjetur, një varëse floriri, një orë dore, një çantë supi ku kishte rreth 5.800 euro, si dhe pistoletën që e kishte në dorë, po kështu në xhepa kishte dhe dy telefona të thjeshte të markës Samsung e Nokia.

Të gjitha këto sende ia kanë marrë dhe trupin e pajetë e kanë groposur. Pistoletën e Keisit e kanë hedhur në ferra afër vendit ku kanë hedhur pushkën 20-she të Agronit. Eurot e viktimës i kanë ndarë përgjysmë. Pjesën e vet Hysniu ia ka dhënë një personi që ia ka patur borxh, ndërsa tek muri i banesës së tij ka futur varësen, orën Rolex të viktimës. Kejsi Hysa u zhduk pa lënë gjurmë më 5 korrik dhe u gjet i pajetë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet 9 ditë më vonë.

Të këshilluara

Mbytet i moshuari, deti nxjerr trupin në breg

Një 70-vjeçar është mbytur sot te Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Viktima është një person rreth 70-vjeç, i cili ishte futur në det për t'u larë por nuk ka mundur ...

13:38

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI