Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

Berisha zbulon lidhjet e “të fortit” të Shkodrës me Partinë Socialiste

Lapsi.al 19 July 2018
Berisha zbulon lidhjet e “të fortit” të Shkodrës me

Pas publikimit në mediat belge të një shkrimi për Safet Bajrin, një person të kërkuar në atë vend, por që jeton i pashqetësuar në Shkodër ka ardhur edhe një reagim nga ish-kryeministri Berisha. Sipas ti Edi Rama është miku dhe mbrojtësi i “Bajrëve” të Shkodrës.

“Noriega miku dhe mbrojtesi kryesor i Bajreve! Polici dixhital denoncon: Policia nuk guxon te prek Safet Rrustemin per shkak te Edvinit! Bajret jane mbeshtetes kryesor elektoral te piktorit deshtak!” – shkruan Berisha që publikon edhe një SMS të një personi që thotë se është punonjës policie.

“Mirmrama zoti Berisha!

Un qe po ju shkruaj jam nje punonjes i Policise Shkoder... Dua te denoncoj se nje nder kriminelat me te rrrezikshem ne Shkoder Safet Bajri (Rrustemi) te cilin disa muaj me pare e keni denoncuar ne facebook tuaj... Ka disa dite qe Shteti Belg e ka vendosur kete person ne listen e krimineleve me te kerkuar ne Interpol por ne Drejtorine e Policise shkoder nuk guxohet te merret asnje hap per arrestimin e ketij personi i cili qarkullon me makina te blinduara ne shkoder cdo dite per shkak te lidhjeve te tij me Partine Socialiste ne vecanti direkt me Edi Ramen i cili e ka Safetin dhe Bajret mbeshtjetjen kryesore elektorale dhe drekon e sajdiset ne lokalin e tyre se bashku me deputetin Luan Harusha i cili edhe ky ka lidhje shume te ngushta me Fisin e Bajreve... Zoti Berisha edhe pse ne kerkim nderkombtar ky individ vazhdon dhe qarkullon cdo dite i lire neper Shkoder me nje S class te blinduar me targa Ruse... Njerezit jan te tmerrum nga ky fis i rrezikshem i cili ka kryer me dhjetra vrasje apo gjobvenie ne Shkoder me bekimin e Partise Socialiste... JU LUTEM REAGONI” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha.

Artikulli

“Ne kemi gjetur gjurmët e të shumëkërkuarit Safet Rustemi”. Me këtë titull dhe me fotografinë e atij që ata vetë e cilësojnë si një ndër kriminelët më të kërkuar në Blegjike, media belge “La Derniere Heure” publikon shkrimin, sipas të cilit Safet Rustemi ndodhet në qytetin e Shkodrës, edhe pse është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.

Artikulli zbulon fakte të reja teksa pohon se Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës, ku përdor në fakt mbiemrin Bajri.

“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. ‘Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI