Flash

Edi Rama mban me para biznesin e Klement Balilit, 3.5 milionë lekë tenderi në Gjirokastër (FOTO)

Lapsi.al 17 July 2018
Edi Rama mban me para biznesin e Klement Balilit, 3.5 milionë lekë

Klement Balili vazhdon të jetë në kërkim policor prej dy vitesh, ndonëse ka zëra që thonë se ai fshihet në Sarandë me garanci politike se nuk do të preket. Por përtej kësaj, bizneset e familjes së ‘Eskobarit të Ballkanit’, sikundër e cilësuan mediat greke, vazhdojnë të përfitojnë para publike përmes tenderave. Kompania e policisë private ‘Balili & Co’, ka fituar së fundi një tender nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Gjirokastër, me vlerë rreth 35 milionë lekë të vjetra.

Shpallja fituese e kompanisë së familjes së Klement Balilit është botuar në buletinin e djeshëm të Prokurimeve Publike. Në 17 dhjetor 2017, Policia e Shtetit i hoqi licensën e policisë private “Balili & Co”, por Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e Haki Çakos dhe i riktheu licencën kësaj kompanie, duke i hapur kështu rrugë pjesëmarrjes në tendera dhe çuditërisht në shumë raste rezulton fituese. Pjesa më e madhe e tenderave në jug të vendit, që kanë të bëjnë me shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike të institucioneve, fitohet nga kompania e Klement Balilit.

Zor të besohet se kemi të bëjmë thjesht me një rastësi. Klement Balili dhe familja e tij kanë lidhje okulte në nivele të larta të administratës dhe politikës. Ambasadori amerikan në ikje, Donald Lu, ka bërë thirrje disa herë për arrestimin e Balilit, madje e quajti dështim të qeverisë faktin që ai është ende i lirë. ‘Eskobari i Ballkanit’, jo vetëm që nuk po arrestohet, por Edi Rama i jep bizneseve të tij para nga buxheti i shtetit.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Tundet Tirana, lëkundje të forta tërmeti

Tëmetet s’kanë të ndalur në Shqipëri. Tirana është lëkundur sërish para pak minutash nga një tërmet 4.7 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë Rr...

15:07

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI