Flash

Rrëzohet ish-gjyqtari i Kushtetueses, Strasburgu shpresa e fundit për Fatos Lulon

Lapsi.al 17 July 2018
Rrëzohet ish-gjyqtari i Kushtetueses, Strasburgu shpresa e fundit për

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikitmit, që shkarkoi nga detyra gjyqtarin kushtetues Fatos Lulo.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Lulo, u shkarkua nga detyra më datë 23 mars të këtij viti pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit sot, sipas njoftimit, është përfundimtar dhe i formës së prerë.

Tashmë, e vetmja shkallë ku mund të apelohet vendimi është gjykata e Strasburgut.

“Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë”, njoftoi KPA.

Të këshilluara

Tundet Tirana, lëkundje të forta tërmeti

Tëmetet s’kanë të ndalur në Shqipëri. Tirana është lëkundur sërish para pak minutash nga një tërmet 4.7 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë Rr...

15:07

Bie rrufeja në Shkodër, plagosen 3 persona

Një rrufe ka rënë në fshatin Suka në Shkodër ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Ende nuk dihet gjendja dhe identiteti i 3 persona të plagosurve, ndërsa mome...

14:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI