Flash

Hahn: Nuk ka kushte të reja për negociatat. Me pushime janë njerëzit, jo institucionet

Lapsi.al 17 July 2018
Hahn: Nuk ka kushte të reja për negociatat. Me pushime janë

Komisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn garantoi se nuk ka asnjë kusht të ri për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ky proces tha Hahn bëhet dhe do të bëhet me çdo vend kandidat për në BE. Ai bëri thirrje që institucionet mos humbasin asnjë ditë. "Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet" u shpreh Hahn në konferencë me Ramën.

"Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin europian. Vettingu psh, ishte një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës. Por është një pjesë e mozaikut. Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi. Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull. Është një gjë që duhet bërë me çdo vend. Nuk është një qasje e posaçme. Mos humbni asnjë ditë, nisin sa më parë të jetë e mundur. Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet", tha Hahn.

Të këshilluara

Tundet Tirana, lëkundje të forta tërmeti

Tëmetet s’kanë të ndalur në Shqipëri. Tirana është lëkundur sërish para pak minutash nga një tërmet 4.7 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë Rr...

15:07

Bie rrufeja në Shkodër, plagosen 3 persona

Një rrufe ka rënë në fshatin Suka në Shkodër ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Ende nuk dihet gjendja dhe identiteti i 3 persona të plagosurve, ndërsa mome...

14:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI