Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Zaev: Biznesmenë grekë pro-rusë po paguajnë për dhunë në Maqedoni

Lapsi.al 16 July 2018
Zaev: Biznesmenë grekë pro-rusë po paguajnë për

Biznesmenë grekë pro-rusë po shpenzojnë para për të inkurajuar dhunë në Maqedoni përpara referendumit që do të mbahet në vjeshtë për emrin e vendit dhe për të penguar Maqedoninë që të bashkohet me NATO-n, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev për BuzzFeed News. Zaev tha se qeveria e tij kishte marrë raporte se “biznesmenë grekë” të cilët janë “dashamirës të kauzës ruse” i kanë paguar maqedonasve shuma që variojnë nga 13,000 deri në 21,000 dollarë për “kryerjen e akteve të dhunshme” para mbajtjes së një referendumi të rëndësishëm më vonë këtë vit që do të përcaktojë nëse shteti ballkanik mund t’i bashkohet aleancës ushtarake. Zaev nuk përmendi asnjë, por tha se hetimi për këtë çështje po vazhdonte.

Ai tha se policia kishte marrë vesh për pagesat pas ndalimit të disa pjesëmarrësve në protesta të dhunshme përpara parlamentit në qershor. Maqedonia javën e kaluar mori ftesën e saj të shumëpritur për të filluar bisedimet e anëtarësimit në NATO, në samitin e aleancës në Bruksel.

Kjo u bë e mundur pasi Maqedonia dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen e tyre historike më 17 qershor, pas një sërë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre 27-vjeçare mbi çështjen e emrit të Maqedonisë. Sipas marrëveshjes, Maqedonia do ta ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut me qëllim që ta bëjë atë të dallojë nga provinca veriore greke e quajtur gjithashtu Maqedoni. Në këmbim, Greqia hoqi bllokadën e saj të gjatë që e pengonte Maqedoninë të pranohej në NATO.

Por prova kryesore për qeverinë në Shkup është referendumi mbi marrëveshjen e emrit që do të mbahet këtë vjeshtë. Nëse plebishiti rezulton me sukses, marrëveshja do të vihet në zbatim, duke garantuar e pranimin e vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Partitë kryesore opozitare në Maqedoni dhe Greqi e kundërshtuan këtë marrëveshje, megjithatë, duke e quajtur atë një tradhti të interesave të tyre kombëtare. Zaev tha për BuzzFeed se gjatë samitit të NATO-s javën e kaluar, ai i kërkoi privatisht ndihmë për referendumin presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili po takohet të hënën me presidentin us Vladimir Putin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI