Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Skandali me dëftesat, reagon Nikolla: PD shpif, më tregoni një nxënës që ankohet

Lapsi.al 13 July 2018
Skandali me dëftesat, reagon Nikolla: PD shpif, më tregoni një

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu përgjigj akuzave të opozitës mbi dëftesat e nxënësve, duke theksuar se procesi i pajisjes me dëftesën e lirimit po vijon normalisht, ndërsa fillimisht janë përfunduar certifikatat dhe diplomat për maturantët.

Nikolla: Nuk ka asnjë dëftese me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.

Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka punuar orar pa orar dhe nuk kemi patur asnjë ankesë për vonesë apo mosmarrje diplome.

Të tregoj një emër maturanti PD që pengohet për shkak të certifikatës.

Ka vetëm një mungesë. MUNGESA e alternativës nga një parti e zhytur në gënjeshtra e shpifje të ulëta.

Shpifja nuk është alternativë për arsimin. Gënjeshtra jo e jo!

Unë jam në krye të detyrës. Takoj çdo ditë prindër, nxënës e mësues.

Me pushime ndoshta është z. Boçi që flet përçart për pazare e afera.

Boll më me farsën e paturp të njeriut që fshihet pas tezës që kjo është politika, ndaj mos i merr seriozisht se çfarë them unë.

Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje.

Për mua kjo është politika më e keqe.

Mungesën e alternativës ta zëvendësosh me shpifje e denigrime.

Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por Ministria e Brendshme.

Mësoje zoti Boçi para se të akuzosh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI