Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Vazhdon përçarja për Teatrin/ Bujar Asqeriu kundër protestës: Na ajo godinë më vdiqën shokët, më duket se jam sëmurë edhe unë

Lapsi.al 13 July 2018
Vazhdon përçarja për Teatrin/ Bujar Asqeriu kundër

Në fillim ishte rreshtuar si një nga kundërshtarët më të ashpër të shembjes së Teatrit Kombëtar. Shpërthimet e tij publike plot pathos dhe forcë njëkohësisht, në takimin  me ministren e Kulturës apo nëpër protesta, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve. Por sot ka një qëndrim diametralisht të kundërt me atë çfarë deklaronte javë më parë. Fjala është për aktorin Bujar Asqeriu. Duke folur për ‘TiranaPost’, ai është pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për të cilën shprehet se u ka marrë jetën shokëve të tij aktorë.  Sot Bujar Asqeriu shprehet kundër protestës që po zhvillojnë kolegët e tij artisë.

‘Nuk e mbështes protestën që bëhet tani. S’ka më sens! Logjika më e thjeshtë është që artistët të mendojnë ndryshe. Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. E kam thënë gjithmonë dhe nuk pranoj. Dua të ngre dhe një herë zërin me forcë duke i kujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare të kthejë vëmendjen në mënyrë serioze ndaj artistëve, që nga ligji për Teatrin e nga statusi për ta, për godinat mendojnë arkitektët. Ne duhet të merremi me të drejtat tona. Nga ajo Godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurë edhe unë. Jam për paqe sociale dhe mua s’më përdor dot as PD e as PS. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua”, tregon Asqeriu.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI