Flash

Arrestohet greku, përdhunoi shqiptaren dhe i kërcënoi vajzën

Lapsi.al 6 July 2018
Arrestohet greku, përdhunoi shqiptaren dhe i kërcënoi vajzën

Një 40-vjeçare shqiptare në Greqi ka denoncuar një 56-vjeçar grek për përdhunim.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari i dyshuar për përdhunim u arrestua në Ilida të qytetit Amaliada.

Ditën e djeshme, 40-vjeçarja shqiptare bëri kallëzim në polici.

Sipas dëshmisë së saj, tre ditë më parë, pasi caktoi një takim me grekun, ai e çoi atë me makinë në një zonë të veçuar në një pyll dhe duke përdorur dhunën, abuzoi me të seksualisht.

Në polici ka dëshmuar edhe vajza 22-vjeçare e shqiptares. Kjo e fundit raportohet të ketë thënë se greku iu afrua një ditë pas ngjarjes dhe e kërcënoi atë që ti thotë të ëmës të mos lajmërojë policinë lidhur me atë çka ndodhi.

Por, gruaja shqiptare vendosi të bëjë kallëzim, duke çuar kështu në pranga 56-vjeçarin grek.

Të këshilluara

Pandeli Majko i ofron dorëheqjen Edi Ramës

Një debat i ashpër i një nate me parë dhe mosvotimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, bënë që Ministri i Diasporës Pandeli Majko t’i drejtohej zyres se ...

19:41

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI