Flash

Serbia fiton qindra milionë euro nga tregtia e armëve, Shqipëria vetëm 1.2 milion

Lapsi.al 6 July 2018
Serbia fiton qindra milionë euro nga tregtia e armëve, Shqipëria

Arabia Saudite mbetet një nga blerëset më të mëdha të armëve në Ballkan.Raporti i fundit i organizatës “SEESAC” mbi eksportet e armëve në vitin 2016, për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, Shqipërinë dhe Maqedoninë, i cituar nga BIRN, tregon se këto vende u kanë shitur sauditëve gjatë atij viti armë dhe municione, që në total mbërrijnë vlerën 514.6 milionë euro.

Dokumenti tregon se Shqipëria shiti armë që shkonin në 1.28 milion euro, e po kaq edhe Mali i Zi, ndërsa rekordin e mban Serbia, me shitje në nivelin 406.6 milionë euro. Nga përllogaritjet e “SEESAC” rezulton se, vendet e Ballkanit fituan më shumë parà “cash” nga shitja e armëve në Lindjen e Mesme, – 187.6 milionë euro në total, – sesa BE-ja me 54.6 milionë dhe Amerika e Veriut me 72 milionë.

Ashtu siç rezulton edhe në dy vitet e mëparshme, interes të madh për armët e rajonit ka shfaqur Arabia Saudite, blerësja kryesore e armëve që nuk përdoren dhe e municioneve.

Armë dhe pajisje ushtarake u janë shitur ndërkohë edhe vendeve të tjera si Afganistani, Iraku, Algjeria e Turqia. Raporti i “SEESAC” evidenton se Turqia, në mënyrë të veçantë, po shfaq interes gjithmonë e më të madh për armët nga Ballkani. Bosnja përfitoi në vitin 2016 gati 7 milionë euro nga eksportet e municioneve në këtë vend. /Tch

 

Të këshilluara

RAPORTI/ Krimi shqiptar fiton terren në Itali

Krimi shqiptar po fiton territor në Itali në trafikun e drogës, raportojnë këtë të premte mediat italiane duke cituar një raport të Drejtorisë Qendrore për Shër...

17:13

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI