Flash

TCh: Te “MP5” u gjetën gjurmët e gishtave të shoferit të Xhafajt

Lapsi.al 3 July 2018
TCh: Te “MP5” u gjetën gjurmët e gishtave të shoferit

Në banesën e familjes Qordja në Qytetin Studenti vijojnë të jenë të hapura dyert e mortit, ndërkohë që mbeten enigmatike arsyet që e çuan djalin e tyre, Shkëlzenin, në aktin e rëndë të vetëflijimit.

Të kontaktuar nga Top Channel, familjarët e të ndjerit nuk pranuan të prononcohen, pasi ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike për fatkeqësinë e papritur.

“Xeni”, siç e thërrisnin familjarët dhe shokët e tij, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, njihej si njeri i qetë dhe pa vese.

31-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim kohët e fundit, ndërsa ekspertiza balistike e armës automatike “MP5” ka konfirmuar çdo dyshim mbi rrethanat e ngjarjes.

Në këtë armë, thonë burime nga grupi hetimor, janë gjetur gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo aludim të 3 ditëve të fundit.

Edhe gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje rezultojnë të jenë qitur nga e njëjta armë, ndërsa dy nga plumbat kishin mbetur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës. Vetëvrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm, me sa duket do mbetet mister për shumë kohë, në kushtet kur nga hetimet rezulton se i ndjeri nuk kishte asnjë problem./tch

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI