Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Debati në Greqi, Kocias i përgjigjet kritikëve për termin "Epiri i Veriut"

Lapsi.al 3 July 2018
Debati në Greqi, Kocias i përgjigjet kritikëve për termin

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias i është përgjigjur kritikëve për heqjen dorë nga termi "Epiri i Veriut", një detaj i publikuar në një shkrim të gazetës greke Prothotema, me titull "Greqia dha Epirin e Veriut për një Çamëri që nuk ekziston”.

 

“Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?- ka thene ai.

Sipas Kotzias, çështja çame nuk ka asnjë diskutim dhe nuk duhet të ketë as pretendime territoriale. Ministri i Jashtëm grek kujtoi ato që i quajti "variantet më të këqija të politikës së jashtme turke", kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve.

“Disa anëtarë të “Demokracisë së Re” bëjnë lojëra, thonë gënjeshtra, sikur ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kotzias.

Ndërkohë që mediat greke kanë zbardhur disa pika të marrëveshjes së arritur, në vendin tonë nuk ka asnjë debat për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI