Flash

Gjobat për industrinë në Elbasan nuk e përmirësojnë situatën e mjedisit

Lapsi.al 3 July 2018
Gjobat për industrinë në Elbasan nuk e

Ndotja në qytetin e Elbasanit mbetet një fenomen shqetësues, pasi industritë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik shtohen dita-ditës dhe të gjithë shkaktojnë ndotje në mjedis.

Me gjithë shqetësimet e ngritura, askush nuk jep një shpjegim sesi kompani të tilla marrin leje mjedisore kur nuk kanë të instaluara sistemin pluhurkapës, siç është rasti i Ferrokromit, ose më keq akoma kur ujërat e ndotur i derdhin në kanalet vaditëse të fshatit, siç është rasti i Uzinës së Përpunimit të nënprodukteve të Naftës. Ujëra këto, që më pas derdhen në lumin Shkumbin.

Prej shumë kohësh, Inspektoriati i Mjedisit ka qenë një institucion letargjik, i cili të gjithë përgjegjësinë ia faturonte Ministrisë së Mjedisit. Ndotja është aq evidente, sa edhe ky institucion është shkundur duke vënë gjoba për disa kompani që ndotin mjedisin.

“Katër nga këto subjekte që zhvillojnë aktivitet në këtë zonë kanë edhe masa administrative, një gjobë që në total shkon rreth 2.6 milionë lekë”, shprehet Enver Shkurti, kryeinpsketor i Mjedisit në Elbasan.

Prej disa mujash, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, vendim ky që duhej të kishte vënë në lëvizje të gjitha institucionet e linjës për të marrë masa të menjëhershme.

Top Channel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI