Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama për emigrantët: Nuk do bëhemi shpëtimtarët e vendeve të pasura!

Lapsi.al 3 July 2018
Rama për emigrantët: Nuk do bëhemi shpëtimtarët e

Pasi mori përgjigje negative nga vendet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka më të lehtë të flasë për refuzimin e kampeve të emigrantëve. Fillimisht Rama e mohoi këtë zgjidhje në një intervistë për mediat gjermane, por pas takimit me homologun malazez sot në Shkodër, kryeministri shqiptar e përsëriti edhe njëherë se Shqipëria nuk ka pse të kthehet në shpëtimtaren e vendeve të pasura të BE-së.

"Nuk mund të jemi as vende gardhesh, por as heronj shpëtimtarësh të vendeve të pasura që nga njëherë janë të tunduara ti trajtojnë emigrantët si mbetje toksike.

Është e vërtetë kemi pasur gjatë këtij viti 15 fishin e fluksit të një viti më parë. Ky fluks si shumëfishim është i jashtëzakonshëm si numër relativ nuk është i tillë që ne të vëmë alarmin dhe të trokasim në dyert e Europës për të kërkuar ndihmë. Në këtë pikë jemi europianë me shumë se europian se shumë europianë. Jemi në kontakt me miqtë tanë për të garantuar që të mos jemi të kërcënuar nga flukse që nuk i përballojmë dot objektivisht, që do të thotë nëse kemi rritje fluksesh nga kufiri i gjelbër me Greqinë, si rezultat i një situate të vështirë në Greqi dhe Itali sepse u lanë vetëm nga të pasurit e Europës në atë proces, kjo pastaj do të përbënte një nevojë për të vënë sëbashku alarmin. Por nuk jemi këtu për të vënë gardhe me njëri-tjetrin, do bashkëpunojmë sic bashkëpunojmë me ministrinë e Brendshme në Greqi, Maqedoni për të garantuar që të jemi sa më stabël brenda vendeve tona, por edhe ai që është humanizmi ynë dhe që krenohemi të mos cënohet" u shpreh Rama.

Deri pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare dhe deputetë gjermanë pranuan se ishte Ministri i Brendshëm që ishte vetëofruar për te ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri. Propozimi u hodh poshtë në mbledhjen e Këshillit Europian, pasi liderët e BE konsideruan se një grumbullim i tyre në kampe jashtë BE-së nuk ishte në përputhje me vlerat europiane.

Pas vendimit për shtyrjen e negociatave, tashmë edhe kryeministri Edi Rama po përsërit të njëjtin mesazh duke u shfaqur madje i indinjuar për trajtimin e emigrantëve si mbetje toksike.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI