Flash

Monopoli/ Si janë gllabëruar 78 milionë euro në vitin 2017 vetëm për 3 kompani koncesionare

Lapsi.al 3 July 2018
Monopoli/ Si janë gllabëruar 78 milionë euro në vitin 2017

Shqiptarët paguan mbi 78 milionë euro gjatë vitit të kaluar vetëm për 3 kompani koncesionare, që kryejnë shërbime monopol të mbrojtura me kontrata qeveritare.

Të dhënat zyrtare nga bilancet e dorëzuara në QKR tregojnë se, koncesioni i Aeroportit të Rinasit, ai i Pasaportave dhe Skanimi në dogana faturuan në total 9.8 miliardë lekë për 2017-n, duke realizuar norma fitimi neto që shkojnë deri në 38 për qind.

Sipas bilanceve, lista kryesohet nga koncesioni i Aeroportit të Rinasit. Për vitin e kaluar, kompania “Tirana International Airport” arkëtoi rreth 6 miliardë lekë të ardhura nga tarifat aeroportuale, nga të cilat rreth 2.3 miliardë lekë ishin fitim neto.

Pas aeroportit, në vendin e dytë renditet koncesioni i pasaportave. “Aleat shpk” arkëtoi vjet rreth 2.3 miliardë lekë nga shitja e pasaportave dhe kartave të identitetit te qytetarët shqiptarë, përmes kontratës monopol që i ka dhënë qeveria. Edhe kjo kompani ka një normë fitimi dyshifrore, saktësisht mbi 25 për qind, duke realizuar mbi 642 milionë lekë fitime për vitin e kaluar.

“S2 Albania”, kompania që ka koncesionin e skanimit renditet në vendin e tretë. Kjo kompani arkëtoi 1.56 miliardë lekë nga tarifat e skanimit për vitin e kaluar, duke patur një fitim neto prej 207 milionë lekësh.

Koncesionet monopol vazhdojnë të prodhojnë fitime të majme nga tarifat e vendosura mbi qytetarët, por edhe ato që paguhen nga buxheti i shtetit. Këto janë vetëm 3 kompanitë që kanë dorëzuar bilancet për vitin 2017. Por, numri i koncesioneve dhe fatura që paguajnë qytetarët për to është disa herë më e lartë sesa kaq./ TCh

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI