Flash

PD: Vettingu proces i korruptuar, Arta Marku kamikaze e Ramës

Lapsi.al 3 July 2018
PD: Vettingu proces i korruptuar, Arta Marku kamikaze e Ramës

Arta Marku do ta kalojë vettingun sepse i është bindur Edi Ramës. Kështu ka thënë sot Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili është shprehur ndër të tjera se procesi i vettingut është i korruptuar. 

 

"Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm. E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht. Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori", tha Alibeaj. 

 

 

 

"Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërblyer shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjit- shkarkimin nga detyra", tha deputeti i PD-së. 

Të këshilluara

Korçë, vetëhelmohet me ilaçe 55-vjeçarja

Policia e Korçës bën të ditur se në banesën e saj, është vetëhelmuar me ilaçe, shtetasja D. Sh., 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materia...

17:35

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI