Flash

Debati në Serbi/ Kush do ta firmosë marrëveshjen me Kosovën?

Lapsi.al 2 July 2018
Debati në Serbi/ Kush do ta firmosë marrëveshjen me Kosovën?

Deputetët e Partisë popullore (Narodna stranka) në Serbi kanë kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Mja Gojkoviq që urgjentisht të caktojë një seancë të posaçme parlamentare në të cilën të debatohet për bisedime teknike e politike të Beogradit e të Prishtinës në Bruksel.

“Kemi propozuar që në seancë të marrin pjesë Ana Bërnabiq, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq. Përgjigjen ende s’e kemi marrë pasi është e qartë e se kryetarja e Kuvendit e fton seancën për Kosovën vetëm nëse e urdhëron Aleksandar Vuçiqi. Seanca e vetme me temë Kosovën është mbajtur në prillin e vitit 2013, pas parafimit të Marrëveshjes së Brukselit “, ka thënë për “danas” Dijana Vukomanoviq, deputete e kësaj partie.

Në pyetjen se a do ta vërë Vuçiqi nënshkrimin në marrëveshjen e për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ajo është përgjigjur:

“Mendoj të jetë i mundshëm supozimi që Vuçiqi t’ia ketë imponuar rolin e personit që do ta nënshkruajë marrëveshje ndërmjet Beogradit e Prishtinës Ana Bërnabiqit, ashtu siç bëri Ivica Daçiqi në vitin 2013. Ai që do ta vërë firmën në marrëveshje, duhet të jetë i vetëdijshëm se me të e jep edhe ulësen e OKB-së për Kosovën. Nëse Vuçiqi eviton të vërë nënshkrimin dhe delegon dikë tjetër, ai do të veprojë si kryetari maqedonas Ivanov për të refuzuar dekretin për ratifikimin e marrëveshjes me Kosovës nëse vlerëson se do ta humbasë pushtetin. Vuçiq mudn ta dërgojë marrëveshjen e edhe në Kushtetuese, ashtu siç e dërguan kosovarët marrëveshjen për AKS-në”./koha

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI