Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Eurodeputeti Flenckestein: Nuk ka arsye të festoni për vendimin e negociatave!

Lapsi.al 2 July 2018
Eurodeputeti Flenckestein: Nuk ka arsye të festoni për vendimin e

Qeveria e quajti një ditë të gëzueshme, datën 26 qershor, ditën kur Bashkimi Europian mori vendim për shtyrjen e negociatave. Madje kryeministri Rama shpërndau edhe medalje për disa nga ambasadorët e vendeve që ishin kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, por për eurodeputetin Knut Fleckenstein, kjo nuk është koha për të festuar e për të kërcyer. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin me temë "Çfarë e pret Shqipërinë mbas konkluzioneve të Këshillit të BE për ceshtjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat”, Flenckestein tha se deri kur të hapet dera për integrimin e Shqipërisë duhen plotësuar ende mbi 150 kushte.

"Nuk është rezultati që të na bënte të kërcejmë dhe prandaj kjo është arsye që s'po kërcejmë sot. Mendoj se ka ende shumë gjera për të bërë.

Ka mbi 150 kushte të tjera përpara sesa dera të hapet një ditë. Pra ka shumë punë, prandaj ne themi vazhdoni, nxitoni dhe të paktën kemi një vendim tani për hapjen e këtij procesi. Kjo është më e rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se këto brenda të ketë luftra të ndryshme për mënyrën si duhet të lexohet ligji elektoral. Si partnerë afatgjatë koalicioni ju e dini sa e vështirë është të gjendet kompromisi ndonjëherë brenda koalicioneve dhe e vështirë është të gjendet kompromisi edhe në parlament. Dhe nuk besoj se kjo është një rast specifik për Shqipërinë, është histori e njohur për Shqipërinë. Por keni të drejtë nuk është bërë gjëja në mënyrë që të festojmë tani, gjithësesi rezultati është pozitiv"  u shpreh Flenckestein.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI