Flash

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Shembja e Teatrit/ Në projektligj janë vetëm firmat e zëvëndësave të Ramës dhe Ahmetajt

Lapsi.al 2 July 2018
Shembja e Teatrit/ Në projektligj janë vetëm firmat e

Gjatë debatit për projektligjin që parashikon shembjen e Teatrit dhe ngritjen e një godine të re, në këmbim të lejeve të ndërtimit në qendër të Tiranës për kompaninë Fusha sh.p.k, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbuluar një fakt që nuk kishte dalë më parë. Në vendimet  për këtë çështje nuk është firma e asnjë prej drejtuesve të qeverisë. As Rama, as Ahmetaj dhe as Veliaj e kanë shmangur hedhjen e firmës në dokumentat e përpiluar deri tani, tha Tabaku, që zbuloi se firmat janë hedhur nga zëvëndësat e tyre.

"A e di zonja ministre se me kontratën që na kanë sjellë këtu, me ligjin që na kanë sjellë këtu, “prona vihet në dispozicion” thuhet; ky ligj thotë që “prona vihet në dispozicion”! Prona nuk mund të vihet në dispozicion pa një vendim të Këshillit Bashkiak me 3/5 e votave. Ky këtu që ka sjellë zonja ministre bashkë me përfaqësuesin e Bashkisë është antikushtetues, sepse shkel një ligj tjetër të miratuar me shumicë të cilësuar.

A e di zonja ministre që me këtë ligj që po sjellin këtu së pari shkelin ligjin e koncensioneve, së dyti shkelin Kushtetutën e vendit, së treti shkelin ligjin e pushtetit vendor dhe një sërë ligjesh të tjera?!

Pse ka marrë përsipër zonja ministre ta firmosë, ndërkohë që tek Ministria e Financave ka firmosur zëvendësministri dhe në Kryeministri ka firmosur zëvendëskryeministri?!

Nuk ka firmosur asnjë dokument të vetëm – po gjetën një dokument të vetëm - që e ka firmosur Kryetari i Bashkisë deri më sot...Vetëm zëvendëskryetarët e Bashkisë kanë firmosur. Pse kanë frikë ta kalojnë në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe të mbajnë vetë përgjegjësinë?!

Pse e kthejnë parlamentin në një zyrë tenderash, lejesh ndërtimi dhe koncensionesh?!

Pse bëheni mburojë për marrëveshje korruptive? Pse e falni pronën publike ndërkohë që privatëve në Tiranë po u shemben shtëpitë prej qerpiçi dhe nuk marrin dot një leje ndërtimi?!" përfundoi Tabaku

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI