Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Vdekja e shoferit të Xhafajt, ekspertiza e armës do te tregojë se kush e tërhoqi këmbëzën

Lapsi.al 1 July 2018
Vdekja e shoferit të Xhafajt, ekspertiza e armës do te tregojë se

Përgjigjja e ekspertizës balistike që grupi hetimor do të marrë nga laboratori shkencor, nëse në dorën e djathtë të punonjësit të Gardës, njëherazi edhe shofer i ministrit Fatmir Xhafaj ka shenja baruti ose jo, pritet të hedhë dritë mbi të vërtetën e vdekjes së Shkëlzen Qordja.

31-vjeçari Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë nga kolegët e tij brenda në makinë në garazhin e Gardës së Republikës, ndërsa sipas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, sipas poicisë dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.

Zyrtarisht Policia e Shtetit njoftoi se në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Arma e përdorur në ngjarje është dërguar gjithashtu në laborator, dhe lidhur me këtë fakt, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës, nëse në armën automatike ka shenja të tjera gishtat ose jo, çka do të vërtetojë nëse arma është përdorur edhe nga persona të tjerë.

Burime pranë Gardës së Republikës, pohuan për “Fax News”, se armën automatike tip “MP5”, punonjësi i gardës mund ta mbante vetëm në makinë, por jo me vete. Mesditën e së djelës, 31 vjeçari Shkëlzen Qordja, i cili që prej 8 muajsh ishte shofer i ministrit të Brendshëm, u përcoll për në banesën e fundit. Deri më tani, në pyetje janë marrë vetëm kolegët e tij që gjetën të pajetë trupin e të riut, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe familjarë e të afërm të 31-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI