Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pas takimit me deputetët e Partisë Popullore Austriake, Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer, deklaroi se “i kam kërkuar miqve tanë që negociatat me Shqipërinë të hapen”.
Ndëkohë, njëri prej deputetëve austriakë u shpreh se Austria është “pro hapjes së negociatave me Shqipërinë”, por shtoi se “lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore”.
“Rasti i ministrit Xhafaj duhet të trajtohet në një mënyrë të besueshme”, nënvizoi ai.