Flash

Basha: Pas rezultatit të audio-përgjimit do ketë një surprizë për Ramën

Lapsi.al 7 June 2018
Basha: Pas rezultatit të audio-përgjimit do ketë një

Kreu i Partisë Demokratike thotë se ekspertiza nga përgjimi i zërit të pretenduar si i Agron Xhafajt, do të rezultojë false, pasi ashtu e ka vendosur politikisht Edi Rama. Megjithatë Basha paralajmëroi se kur diçka e tillë të ndodhë, “ata i pret një surprizë e madhe”. Kreu i PD-së nuk ka pranuar të shpjegojë se për çfarë surprize bëhet fjalë.

Deklarata në “Opinion”:

Basha: Kjo është vendosur politikisht dhe kësaj do t’i venë deri në fund. Dhe unë po të them po, pasi është parapërcaktuar ata do ta nxjerrin fals, të rrem... Po të them edhe këtë, do thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të kenë një surprizë të madhe.

Fevziu: Ç’do të thotë surprizë?

Basha: Po të them surprizë sepse vjen andej nga s’e pret. Do nxjerrin aktorin dhe do thonë ishte ky, s’ishte ky. Audio përgjimi aty ku e kanë çuar dhe mënyrat që e kanë bërë, do thonë është kështu, është ashtu. Dhe pastaj do nxjerrin një aktor. Por unë po të them që pas kësaj është një surprizë e madhe që i pret.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI