Flash

Transferohen policët që akuzohen për rrahjen për vdekje të 27-vjeçarit në Korçë

Lapsi.al 3 June 2018
Transferohen policët që akuzohen për rrahjen për vdekje

Policët e Komisariatit të Korçës që akuzohen nga familjarët e të ndjerit Enea Ftoj se e rrahën atë për vdekje, pritet të transferohen në detyra të tjera deri në përfundim të hetimeve të nisura.

Kjo çështje u diskutua gjatë një takimi që zv.ministrja e Drejtësisë, Romina Kuko, ka zhvilluar me strukturat drejtuese të Drejtorisë së Policisë dhe Komisariatit të Korçës.

Takimi, i cili ka zgjatur për thuajse 3 orë ka pasur në fokus ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin e Korçës ku humbi jetën 27-vjeçari Enea Ftoj.

Burime bëjnë me dije se gjatë takimit kanë qenë të pranishëm edhe policët e akuzuar nga familjarët e Enea Ftojt për ushtrim dhune fizike.

Të njëjtat burime pohuan se të tre efektivët e akuzuar nga familjarët se kanë ushtruar dhunë ndaj të riut, pas këtij takimi pritet që të transferohen në sektorë të tjerë të strukturave të policisë deri në mbyllje të hetimit.

Enea Ftoj, 27 vjeç, ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të policisë së Korçës dy javë më parë, ndërsa familjarët akuzuan policinë se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI