Flash

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo shkëlqejnë në skenën e Pekinit

Lapsi.al 7 February 2018
Ermonela Jaho dhe Placido Domingo shkëlqejnë në skenën e

Sopranoja Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thais, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo ka interpretuar në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, u prezantua me rolin kryesor të murgut, Athanael.

Ngjarjet zhvillohen në Egjiptin bizantin të shekullit të IV para erës sonë. Murgu Athanael që jeton në Aleksandri, përpiqet të konvertojë kurtizanen e quajtur Thais në krishterim, por zbulon mëkatin trupor dhe e gjen veten të nënshtruar ndaj hijeshisë së saj.

Forca krijuese që fshihet pas prodhimit të “Thais”-it nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, është regjisori argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.

Opera “Thais” është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018, publiku është mrekulluar me performancën e kësaj shfaqje, ku edhe duartrokitjet e shumta nuk kane munguar.

Të këshilluara

Julie Bowen i jep fund martesës

Julie Bowen i ka dhënë fund martesës së saj 13 vjeçare me Scott Phillips. Ylli i serialit “Moddern Family” ka dorëzuar dokumentet për divorc ditën e martë në...

13:40

Tyga në lidhje me Bella Hadid (VIDEO)

Nëse të gjithë po prisnit që Tyga të reagonte për lindjen e vajzës së ish-it të tij, Kylie Jenner na duhet t’ju themi se reperi i njohur paska shumë gjëra të rë...

19:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI