Flash

Bashkëpunimi mes Era Istrefit dhe Sia-s që nuk do të publikohet kurrë

Lapsi.al 16 January 2018
Bashkëpunimi mes Era Istrefit dhe Sia-s që nuk do të publikohet

Ndarja nga menaxheri Faton Shoshi dhe dhënia fund e kontratës me kompaninë e tij, duket se do t’i kushtojë këngëtares Era Istrefi.

Edhe pse Shoshi është treguar i butë, duke qenë njëkohësisht edhe ish-i dashuri i këngëtares, për të mos i bllokuar këngët e saj të mëparshme, ka disa bashkëpunime të Erës me këngëtarë të njohur botërorë që nuk do të kemi fatin t’i dëgjojmë asnjëherë.

Gjatë një interviste për Prive në javën që lamë pas, Shoshi tha se ai dhe Era filluan të mos merreshin vesh dhe i dhanë fund bashkëpunimit për të parandaluar thellimin e problemeve. Ai ndër të tjerash përmendi disa këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarë, që nuk do të publikohen asnjëherë.

Fjala është për një bashkëpunim të Erës me të famshmen Sia, këngë kjo e cila me sa duket është realizuar, megjithatë nuk do të publikohet kurrë.

Megjithatë Shoshi ka vendosur që të mos bllokojë veprimtarinë e Era Istrefit, për hir të adhuruesve dhe skenës muzikore shqiptare, duke konsideruar projektet e realizuara në kohën e tyre si historike për skenën e muzikës argëtuese.

Të këshilluara

Dakota del hapur në lidhje me Chris Martin

Çifti i ri, Dakota Johnson dhe Chris Martin janë parë bashkë për herë të parë teksa kanë dalë bashkë një natë në Malibu. Për aktoren dhe këngëtarin e Coldpla...

14:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09