Flash

Henry Bolton: U ndava nga e fejuara pas komenteve raciste që kishte pë Meghan

Lapsi.al 15 January 2018
Henry Bolton: U ndava nga e fejuara pas komenteve raciste që kishte pë

Udhëheqësi i partisë britanike anti-Bashkimit Evropian, Henry Bolton tha se i kishte dhënë fund lidhjes më të fejuarën e tij, pas komenteve raciste që ajo kishte drejtuar ndaj bashkëshortes së ardhshme të Prince Harry-t, Meghan Markle.

Bolton deklaroi përmes Twiterit ditën e hënë se ishte tejet i tronditur dhe i tmerruar nga komentet e partneres së tij dhe se e kishte përjashtuar menjëherë nga partia. Kreu i partisë britanike UKIP deklaroi ndarjen nga 25 vjecarja Jo Marney, pasi një gazetë botoi komentet raciste që shënjestronin Meghan Markle.

Marney kishte dërguar disa tekste ku shkruhej se njerëzit me ngjyrë ishin të shëmtuar dhe se nusja e princ Harryt ishte një turp për familjen Mbretërore. Pasi komentet e saj u bënë publike, Marni u pezullua menjëherë nga partia UKIP.

Përfaqësuesit e tjerë të partisë kërkuan gjithashtu edhe dorëheqjen e Bolton, megjithatë ai nuk pranoi të largohej. UKIP është përfshirë nga konfliktet e brendshme, që pas referendumit të vitit 2016 për largimin e Britanisë nga BE-ja, ndërsa Henry Bolton mori drejtimin e partisë shtatorin e kaluar.

Harry ka thënë më parë se Markle i ishte nënshtruar seksizmit dhe racizmit të drejtpërdrejtë në mediat sociale. Çifti njoftoi në nëntor se ata ishin tejet të dashuruar dhe shpallën martesën e tyre më 19 maj.

Të këshilluara

Martohet Miley Cyrus, zhvendoset në Australi

Këtë herë Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth  duket se duan ta ruajnë sa më private jetën e tyre. Madje jo pak herë është hamendësuar se çifti janë martuar në fsheh...

14:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI